Kanceri i qafës së mitrës/ Po shtohen rastet, 130 diagnostikohen çdo vit

by admin
Spread the love

Kanceri i qafës së mitrës është shndërruar në kërcënim serioz për shëndetin grave.

Ai konsiderohet një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës tek gratë. Çdo vit diagnostikohen 130 raste të reja me këtë kancer dhe rastet janë në rritje.

“Ky virus shkakton kancer pas 10 vitesh aq sa mund të përhapet në të gjithë trupin ose më pas gruaja duhet të heqë një organ të rëndësishëm siç është mitra”, tha Majlinda Ikonomi, shefe e Shërbimit të anatomisë patologjike.

Human Papiloma virus është infeksioni më i zakonshëm viral që transmetohen seksualisht. Ndaj për ta identifikuar këtë virus më parë se të ketë shkaktuar kancerin, vajzat duhet të bëjnë paptest çdo dy vjet.

“Duhen bërë kontrolle edhe për qeliza prekancerogjene. Çdo grua mund të prekë nga ky virus”, u shpreh ajo.

Në Shqipëri ka nisur një program kombëtar për depistimin e grave nga mosha 40 deri në 49 vjeç nëpërmjet testit të HPV, ndërkohë që vajzat 13 vjeçe po vaksinohen.

Muaji janar duhet ndërgjegjësojë çdo vajzë dhe grua të kujdeset për kontrollet e shëndetit ripordhues në mënyrë që të parandalojë kancerin që shkakton Human Papiloma virus.

Kur gruaja është e rrezikuar:

-Ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale;

-Ka partnerë seksual të shumtë;

-Ka partnerë të cilët kanë apo kanë patur shumë partnere seksuale;

-Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Simptomat që shkakton HPV:

-Gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale;

-Dhimbje mesi apo në fund të barkut;

-Lodhje, humbje peshe dhe oreksi;

-Parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale;

-Dhimbje gjatë kontaktit seksual.


Top Channel

You may also like