KANADA – Qeveria dërgon katër tanke “Leopard” në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 27 janar /ATSH-DPA/- Pas njoftimeve të së mërkurës se SHBA-ja dhe Gjermania do të dërgojnë tanke të sofistikuara në Ukrainë, Kanadaja tha dje në mbrëmje se do të eksportojë katër tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Dorëzimi do të bëhet në javët e ardhshme”, tha ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand gjatë një konference për shtyp. Përveç kësaj, ushtarët kanadezë do të mbështesin homologët e tyre ukrainas në vënien në punë të tankeve.

“Kanadaja po shqyrton dërgimin e më shumë tankeve në një datë të mëvonshme”, shtoi ajo.

Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën se do të dërgonte 14 tanke luftarake “Leopard 2A6” në Ukrainë, dhe do të lejonte eksportin e këtyre tankeve nga vendet e tjera.

SHBA-ja ka rënë dakord të dërgojë 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/01/2023
Artikulli tjetërSot, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

You may also like