Kampionja shqiptare europiane në kickbox Ilda Lelo, gjurmëve të Florian Markut

by admin
Spread the love

Kampionja shqiptare europiane Ilda Lelo (27), të shtunën zhvilloi meçin e saj kundër kampiones së shumëfishtë botërore Marie Lang (34), e cila mban pesë tituj në tre klasa peshe dhe garoi për të mbrojtur rripin e saj ëKU deri në 62.5 kilogramë në goditjen e ulët.

Për Ildën, kjo ishte ndeshja e dhjetë profesionale, ndërsa për gjermanen ndeshja e 18-të për titull (përveç dhjetëra ndeshjeve të tjera profesionale). Por, pavaresisht kësaj diference të madhe, kampionja shqiptare kishte shumë besim tek vetvetja dhe e pranoi këtë ndeshje për mundësine që ofronte një event i tillë dhe për faktin se pavaresisht cili do të ishte rezultati, pasi këto lloj sfidash dhe kundërshtarësh të fortë e rrisin më shumë profesionalisht.

Në 4 raunde, Ilda nuk ndaloi në asnjë sekonde se reaguari e se luftuari, duke ia vështirësuar fitoren Langut. Mirëpo, më tepër fitoi përvoja e kundërshtares ndaj asaj të kampiones shqiptare, sesa forca apo përgatitja fizike. “Për mua ishte një eksperiencë e bukur dhe e nje niveli tjetër nga ajo që unë isha mesuar deri më tani. Ishte një hap i madh i cili më jep kurajo për të vazhduar përpara drejt synimit tim dhe më ka rritur shume profesionalisht”, thotë Ilda enkas për portalin Shtegu.com.

Ajo më tej shton se shumë shpejt titulli botëror do të jetë në pronë të saj, sepse ajo nuk dorëzohet asnjëherë dhe është këmbëngulëse në ambiciet e saj.

Në Shqipëri, ushtrimi i këtij sporti është pesëfish më i vështirë.

“Unë shkoj në ndeshje pa asnjë sponsor, pa asnjë mbështetje, vetëm me forcat e mia. Punoj gjatë ditës dhe stërvitem gjithashtu shume orë, pavarësisht të gjitha pengesave. Këto më kanë bërë më të fortë fizikisht dhe psikologjikisht.

Përndryshe, Ilda në palestër ka edhe një djalë që është dy herë kampion bote në kickbox. Por për fat të keq, ai njihet shumë pak sepse nuk e ka mbështetjen e duhur.

Të shpresojmë se së shpejti do të kemi edhe një kampione botërore, gjurmëve të Florian Markut.

You may also like