Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Tiranën, mbyllet faza e parë

by admin
Spread the love

Ndeshja e sotme në kompleksin “Skënder Halili” në kryeqytet mes Tiranës dhe Vllaznisë i dha fund fazës së parë të kampionatit të futbollit të vajzave. Shkodranet triumfuan në kryeqytet me shifrat 0-3, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat, teksa me këtë fitore Vllaznia shpallet edhe kampione e dimrit.

Miket kaluan në avantazh me Esi Lufon, e cila realizon golin e parë në minutën e 30-të, e më pas dyfishon edhe shifrat në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë, shkodranet realizojnë edhe golin e tretë me Berishën, duke marrë fitoren e nëntë radhazi në kampionat.

Në ndeshjet e së shtunës, Apolonia u rikthye te fitorja, duke mundur Kukësin me rezultatin e thellë 10-0 me golat e Trokës (4), Hamonikaj, Iliadhit, Memës, Sesut, Levenajt e Demirit. Tre pikë mjaft të vlefshme për fieraket, të cilat i afrohen Tiranës së vendit të dytë.

Nga ana tjetër, Laçi mori fitoren e dytë sezonale teksa mposhti Skënderbeun me shifrat 4-0. Laçjanet e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar tre gola me Krasniqin, Markajn e Ndocin ndërsa në pjesën e dytë, Krasniqi shënoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur rezultatin në 4-0.

Edhe Teuta e mbylli me triumf fazën e parë të kampionatit. Durrsaket patën një ndeshje të lehtë në letër, teksa pritën në shtëpi Lushnjen. Sfida përfundoi me rezultatin 6-0 në favor të vajzave bregdetare, për të cilat shënuan Puca, Bushi, Ndrelalaj, Xheci e Malaj (2).

Java e nëntë mirëpriti edhe derbin kryeqytetas Kinostudio – Partizani, që u mbyll në favor të të kuqeve me rezultatin 2-3. Të kuqet kaluan të parat në avantazh me Beqiragën e Goron, ndërsa Kinostudio ngushtoi rezultatin me Baftian. Në fraksionin e dytë, Leba realizoi edhe golin e tretë për Partizanin, ndërsa Fejza shënoi golin e dytë për Kinostudion, por që nuk e ndryshon rezultatin final 2-3 në favor të Partizanit.

Ndeshjet e javës së nëntë në kampionatin e vajzave:

Kinostudio 2-3 Partizani

KF Teuta 6–0 Lushnja

Apolonia 10–0 Kukësi

KF Laçi 4–0 Skënderbeu,

Tirana 0–3 Vllaznia

Renditja aktuale:

Vllaznia 27 pikë

Tirana 24 pikë

Apolonia 21 pikë

Partizani 16 pikë

Kinostudio 15 pikë

Teuta 9 pikë

KF Laçi 7 pikë

Kukësi 6 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Lushnja -3 pikë

You may also like