Kampionati i bodybuilding në Tiranë/ Marin Meksi shpallet kampion mes sportistëve nga rajoni

by admin
Spread the love

U zhvillua në fundjavë në kryeqytet kampionati mbarëkombëtarë i Bodybuilding-ut dhe Fitnessit.

Nën kujdesin e Federatës Shqiptare të këtij sporti, morën pjesë sportist nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në garë ishin disa kategori për femra dhe meshkuj si mens physics, bodybuilding classic dhe bodybuilding modern.

Me pas te gjithë kampionet e kategorive përballen me njeri tjetrin per te shpallur me te mirin e mbrëmjes qe quhet kampioni absolut.

Marin Meksi ka triumfuar në këtë kampionatin mbarëkombëtar duke u shpallur kampion i shumëfishtë dhe absolut.

Kjo arritje bën që Meksi të marrë tashmë një ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror të bodybuilding dhe fitnessit në Spanjë.

Ai ka rreth 22 vite që merret me këtë sport, por jo vetëm dhe tashmë ka ardhru momenti për të marrë frytet e punës së tij.


Top Channel

You may also like