Kamerierja e barit mes 9 të vrarëve nga sulmi i kartelit meksikan ndaj rivalëve (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nëntë njerëz, duke përfshirë dhe një kamariere të pafajshme u vranë barbarisht në një sulm të lidhur me kartelet e drogës në një bar në mbrëmë në Meksikës, me vrasësit që kishin lënë paralajmërime të shkruara për rivalët e tyre “zhdukuni nga këtu.”

Kasaphana e nisur në ora 21.00 raportohej si një skenë horrori me grupin e armatosur që hynë në barin Apaseo el Alto duke qëlluar ndaj të gjithëve atyre që ishin brenda.

Pesë burra dhe katër gra u vranë teksa në imazhet nga vendngjarja shiheshin se viktima ishin dhe kamerieret e lokalit. Vetëm dy njerëz të plagosur shpëtuan gjalle nga masakra.

Mediat vendase thonë se sulmuesit, ende të paidentifikuar, kishin lënë në vendngjarje shënime të shkruara me fjalët “Zhdukuni prej këtej, bastardë”– të nënshkruara nga banda ‘Santa Rosa de Lima’, të cilët me sa duket akuzonin pronarët e barit se mbështesnin kartelin rival të drogës  ‘Jalisco Nueva Generacion’.

Masakra e djeshme ishte sulmi i tretë fatal në tre muaj në shtetin meksikan të Guanajuato, i goditur nga lufta e bandave vitet e fundit. Një sulm i ngjashëm në shtator la nëntë të vdekur në një sallë bilardoje në Tarimoro. Ndërsa tre jave më vonë në mesin e tetorit 12 njerëz u vranë nga sulmues të armatosur në një bar në Irapuato.

Duke folur dje me rrjetin CBS News analisti sigurisë nga Guanajuato, David Saucedo shpjegonte se  sulmet kanë të bëjnë me refuzime të pronarëve të klubit për të paguar paratë e “mbrojtjes” nga bandat, apo për trafik drogash me kartelet rivale.

“Disa nga sulmet kryen për të vrarë trafikantët e drogave, spiunët e tyre apo anëtarë të karteleve që kalojnë mbrëmjen në bar, por ato kthehen në masakra kur vriten dhe klientë e kameriere”, tha Saucedo.

Guanajuato është aktualisht shteti më i dhunshëm në Meksikë kryesisht prej luftës mes karteleve ‘Santa Rosa de Lima’ dhe ‘Jalisco’. Ky i fundit, i drejtuar nga i kërkuari ndërkombëtar Nemesio Oseguera, ose “El Mencho,” konsiderohet një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë.

Përfaqësuesja e anti-dorgës në SHBA, Anne Milgram tha për rrjetin CBS se Jalisco është përgjegjëse për rritjen e krizës së drogës sintetike fentanil në SHBA.

“Kartelet veprojnë në dinakëri për të futur fentanilin në SHBA, duke ua dhënë njerëzve me tableta të rreme për t’i shtyrë drejt varësisë, për të shtuar fitimet e tyre”, tha Milgram.