Kamerat kapin momentet e tmerrit kur përdhunuesi mban të renë pa ndjenja në mes të qytetit para sulmit (video)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në pamjet e mëposhtme shihen momentet drithëruese kur një predator i njohur seksual mban një grua të pandërgjegjshme mes qendrës së qytetit britanik, para përdhunimit në një sulm mizor.

Pamjet e rënda të publikuara nga policia vendase tregojnë burrin që fillimisht ecte përkrah viktimës së tij derisa e mori të krahë kur ajo hezitonte për të ecur.

40 vjeçari Osayande ka pranuar tashmë krimin në gjykatën e Leeds dhe pret dënimin.

Ai ka pranuar gjithashtu akuzat e sulmit seksual në mënyrë të ngjashme për një tjetër viktimë  më 10 shtator 2021.

Ne gjykatë u tha se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Osayande më 14 gusht 2015, duke pritur për viktima në një parking makinash rreth orës 4:40 të mëngjesit.

Disa minuta më vonë ai i afrohet vajzës që po priste për një taksi pasi kishte qenë në bar me miqtë dhe ndjehej e dobët. Nuk ishte e qarte nese viktima humbet ndjenjat spontanisht apo kjo shkaktohet nga sulmuesi.

Osayande është dërguar në paraburgim dhe do të paraqitet në seancën e 23 shkurtit për të marrë dënimin.