Kamberi: Çdo e drejtë që i jepet serbëve në Kosovë, t’i jepet edhe shqiptarëve në Serbi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se krijimi potencial i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, do të krijonte një precedent të rrezikshëm në rajon.

Kamberi tha para takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se çdo e drejtë që i jepet komunitetit serb në Kosovë, duhet ti jepet edhe komuniteti shqiptar në Serbi.

“Çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet, sepse precedenti i cili po tentohet të ndërtohet, duke ndërtuar një pakicë të plotfuqishme, në një pjesë të Ballkanit Perëndimorë, është një precedent i rrezikshëm për paqen dhe nuk jep garancione se marrëveshja eventuale e arritur mes dy shteteve do të krijojë një paqe të qëndrueshme”, tha Kamberi për KlanKosova.







Artikulli paraprakStoltenberg pret nga Kurti dhe Vuçiq bisedime konstruktive për progres




You may also like