“Kam vendosur të…”/ Donaldi zbulon bisedën me Bora Zemanin para se të hynte në Big Brother VIP – Shqip

by admin
Spread the love

21:50 | 22 Tetor 2021

Gjatë kësaj jave, Donaldi ka folur vazhdimisht për historinë e dashurisë që ka përjetuar me Bora Zemanin, me të cilën ka përjetuar një histori dashurie për rreth 3 vite.

Ai rrëfeu se para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë biseduar dhe i është shprehur se do të hyjë dhe do të dalë vetëm nga Big Brother.

Kur banorët thanë se i ka dhënë një farë sigurie, Donaldi tha se biseda është e vërtetë, por për faktin nëse do të dalë vetëm, nuk është i sigurtë ende.

Donald: Është histori që i përket të kaluarës time. Kam folur me Borën para se të hy këtu. Kam vendosur të hy vetëm dhe të dal vetëm. Duhet të jem shumë i qetë që të mendoj mirë.

Fifi: Të dalin 3 muaj të mendosh?

Donald: Kam pasur mundësinë të flas për rikthim por nuk kam qenë njeriu që t’i jap gaz një rikthimi.

Fifi: Ke kohë 3 muaj të mendosh për rikthim?

Donald: Nuk e zgjedh dot këtu brenda. Për mua është historia më e bukur që kam kaluar në jetë. Është vajza që kam dashur me shpirt dhe kur mbaron gjëja, mbaron. Nëse thyhet, nuk kthehet më. Më vjen inat për disa gjëra se unë kam qenë një njeri që jam investuar shumë. Kam qenë all in në të gjithë atë marrëdhënie dhe ndonjëherë më vjen keq për veten dhe atë se ndoshta kemi humbur kohë kot me njëri-tjetrin.

Lajme interesante

You may also like