“Kam turp që jetoj”, deputetja e opozitës në Këshillin e Integrimit Evropian: Qeveria nuk na përfill

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se qeveria nuk po përfill opozitën. E pranishme në Këshillin e Integrimit Evropian, Açka iu drejtua edhe ambasadores se BE, duke thënë se shqiptarët po ikin dhe nuk duan të jetojnë më në Shqipëri.

Më tej deputetja demokratike u shpreh se “kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik”.

“Këtu opozita nuk përfillet. Jemi tek reforma territoriale, paguhen para dhe mazhoranca thotë që do vazhdojmë me hartën që kemi pasur. Po atëherë pse po punojmë me gjithë këto njerëz?

Ose do bashkëpunosh me opozitën ose jo. Opozita bashkëpunon me ju dhe e quan këtë demokraci, nuk është për të ndarë tortën.

Zonja ambasadore ne na kanë rrjedhur 450 mijë shqiptarë. Nuk duan të rrinë në Shqipëri. Dhe unë që vij nga jashtë politike, unë kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik, duket sikur politika është një akt kaq serioz sa nuk i takon më politikanëve”, tha ndër të tjera Açka.

You may also like