Kam tërheqje fizike dhe fantazi për të

by admin
Spread the love

“A të pëlqeu masazhi në kokë se Bashkimit i pëlqeu…”, kjo ishte batuta që nevrikosi Argjendin teksa zhvillonte takimin e dytë me Ritvanën.

Kjo nxiti diskutime mes tyre, aq sa ishin gati të përfundonin aty takimin, por vijuan bisedën. Ritvana u përpoq t’i shpjegonte se ishte batutë, por acaroi më shumë Argjendin kur tha se ka fantazi për Bashkimin.

Ritvana: Të pyeta a të pëlqen masazhi i kokës i Bashkimit? Pse bëhesh nervoz? Unë të pyeta teorikisht, ti e ke bërë praktikisht.

Argjendi: Pse nuk prite të thoja unë po ose jo? Shko bëja.

Ritvana: Merre më avash me këto komente se ngrihem e iki.

Argjendi: Çfarë është ky koment, Bashkimit i pëlqen.

Ritvana: Ti ke pasur dikë që pëlqen dhe unë kam dikë.

Argjendi: Nuk dua të flas për të tjerë në takim.

Ritvana: Ti pretendon që të vij në takim me ty dhe të rri lirshëm e me të tjerët të rri ndryshe. Çfarë kupton me tërheqje fizike?

Argjendi: Që fizikisht të tërheq më shumë.

Ritvana: Jo, nuk është ashtu. Kur me dikë tjetër ke më shumë mendime, fantazi… Si ta shpjegoj.

Argjendi: Për mua nuk është në rregull të dal me ty kur ti ke kushedi cfarë fantazish me dikë tjetër. Rrugën e di.

Ritvana: Ne të dy nuk besoj se merremi vesh shumë mirë. Në fillim merreshim vesh.

Argjendi: Ke filluar të shfaqësh fytyrën e vërtetë.

Ritvana: E cila është?

Argjendi: Provokuese.


You may also like