Kam qenë i varur nga droga, më ka ndihmuar babai ta lë

by admin
Spread the love

Mandi Nishtulla është një nga emrat më të njohur të muzikës tallava në Shqipëri. Këngëtari është shumë i preferuar nga të apasionuarit pas kësaj rryme muzikore, teksa kujtojmë se ai, së bashku me Silva Gunbardhin mbajnë rekord me këngën shqiptare më të dëgjuar në YouTube.

Së fundmi, Mandi ka qenë i ftuar në emisionin “D-Night”, me Dajana Shabanin në Rtv Ora, ku ka rrëfyer i përlotur historinë e jetës së tij, ndërsa ka treguar se ka qenë i varur nga droga. Këngëtari i muzikës tallava i falet të atit, i cili e ka ndihmuar të lërë drogën, ndërsa ka bërë edhe një thirrje për të gjithë konsumuesit e lëndëve narkotike që të heqin dorë.

“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martur i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.

Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit tju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”, tha Mandi Nishtulla në D-Night në Rtv Ora.

You may also like