Kam qenë dëshmitar i dhunës në familje, mamaja shtrëngonte dhëmbët…

by admin
Spread the love

Moderatori i njohur shqiptar, Isli Islami ka rrëfyer si kurrë më parë historinë e dhimbshme të familjes së tij, duke emocionuar me siguri të gjithë teleshikuesit dhe publikun e spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Mes emocionesh të mëdha, Isli ka treguar se prindërit e tij janë të divorcuar prej vitesh dhe kjo ka ardhur pas shumë vitesh dhune fizike e psikologjike ndaj mamasë së tij, teksa moderatori ka qenë dëshmitar i kësaj gjëje.

Ndër të tjera, Isli u shpreh se divorci ishte gjëja më e mirë që i ndodhi familjes së tij, ndërsa për mamanë e tij, që sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se është heroinë dhe ndër vite ka shtrënguar dhëmbët ndaj dhunës, dhimbjes që ka ndjerë e poshtërimit që ka përjetuar, e gjitha për shkak të dashurisë që ka pasur për fëmijët.

Gjithashtu Isli tha se e admiron mënyrën se si ajo ka arritur të “ngrejë kokën” dhe e vlerëson shumë, ndërsa tha se dëshiron që të marrë gjithë cilësitë e saj dhe në të ardhmen t’ia të transmetojë fëmijëve të tij.

“Unë vij nga një familje me dy prindër të divorcuar edhe gjatë gjithë fëmijërisë time kam qenë dëshmitar i një dhune që ka qenë e vazhdueshme, fizike, psikologjike, abuzim në të gjitha format dhe divorci në familjen time ka qenë një nga gjërat më të mira që ka ndodhur. Mamaja ime, unë jam shumë i lidhur me të.

Ka arritur të jetë heroina e gjithë kësaj situate, e kam parë se si ka shtrënguar dhëmbët para dhimbjes, poshtërimit, mërzitjes, zhgënjimit, lëndimit dhe e kam parë që për shkak të dashurisë që ka pasur për ne, ka gjetur rrugën se si të ngrejë kokë.

Edhe për këtë e vlerësoj shumë, e admiroj dhe ndoshta kam marrë me kalimin e viteve shumë cilësi që ajo i ka dhe shpresoj që t’i kem dhe unë që kur të jem prind nesër-pasnesër edhe fëmijët e mi të shohin këtë gjë tek unë që përpos vështirësive gjithmonë të dalin ballëlart dhe të themi: Ok, kemi kaluar gjëra të këqija, por jemi më të fortë”- rrëfeu Isli Islami në “Dancing With The Stars”.

You may also like