Kam puthur në buzë një mashkull

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Loja në shtëpinë e Big Brother VIP sa vjen e bëhet më interesante. Së fundmi, banorët kanë realizuar një lojë të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’, ku përmes një tabele ‘E kam bërë, s’e kam bërë’, ata duhet t’i përgjigjeshin disa pyetjeve që dilnin në monitor.

Banorët iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme, teksa kur në ekran u shfaq situata “Kam puthur dikë të së njëjtës gjini”, ishte gazetari Bledi Mane ai që ngriti tabelën “E kam bërë”, duke habitur jo pak banorët e tjerë të shtëpisë, por edhe opinionin publik

Kështu, gazetari, i cili njihet për deklaratat e tij të forta, pranoi hapur se ka puthur një mashkull në buzë. Përpara disa vitesh, në një emision, Bledi Mane ka deklaruar gjithashtu se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me një çift rus, me të cilët ndiqet edhe në rrjete sociale.

Gazetari u bë pjesë e shtëpisë të martën e 7 shkurtit, teksa hyrja e tij nuk u prit aq mirë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili i ka shpallur luftë të hapur. Luizi duket se e ka kuptuar qëllimin e Bledit, teksa i ka thënë se me të do të merret pasi të jetë ‘i nominueshëm’.

You may also like