Kam një muaj që e ndjek, kjo vajzë po më lë pa fjalë

by admin
Spread the love

Veç debateve të shumta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, sigurisht ka vend edhe për shumë të qeshura që ofrojnë banorët e këtij edicioni të dytë. Një natë më parë, ata kanë inskenuar programin e muzikës ‘The Voice of Big Brother Albania’, ku në juri ishin Luizi, Armaldo dhe Nita.

Sakaq, pjesa tjetër e banorëve ishin ‘konkurrentët‘ dhe duhet të këndonin e të tregonin talentin e tyre përpara jurisë sipas përzgjedhjeve të bëra. E sigurisht, një nga konkurrentet që shkaktoi më shumë të qeshura ishte Kiara Tito, e sigurisht edhe komenti i Luizit.

“Unë ka mbi një muaj që e ndjek Kiarën hap pas hapi. E mësova të ec dhe tani siç po e shoh po fluturon. Mua kjo vajza po më lë çdo ditë pa fjalë, sot me zërin por me gjithçka. Nuk e prisja këtë. Duke e marrë parasysh që e kam dëgjuar nëpër korridore kur këndonte më vinte keq, kisha një lloj dhembshurie përse o Zot nuk ia ke dhënë edhe pak zë.

Sa i përket volumit, ju garantoj që ka volum se e kam provuar vetë, kur thotë: Mos u afro, mos guxo. Dhe unë jam i bindur që ti ke për të shkëlqyer si me çdo këngë si për zgjedhjet e tjera që bën. Kam një muaj që them hajde me mua dhe po të them edhe një herë. Zgjedhja është e jotja, e lirë ke qenë, e lirë je”, vazhdoi më tej Ejlli.

You may also like