“Kam nevojë për kohën time”/ Einxhel flet për raportin me Dagz – Shqip

by admin
Spread the love

8:24 | 22 Dhjetor 2021

Einxhel u mërzit shumë herën e kaluar kur PM dhe Dagz dolën nga shtëpia, specifikisht për këtë të fundit.

Ajo që nga fillimi ka krijuar një raport të ngushtë me Dagz por ende nuk e kanë konsoliduar qartë marrëdhënien që kanë , por kur ai u eleminua u pa të shpërthente në lot.

Me rikthimin e Dagz në shtëpi, u pa se marrëdhënia mes tyre mund të qartësohej por nuk ndodhi kështu, Einxhel ende duket e ‘paqartë’.

Einxhel: E pashë si një mundësi të dytë kur erdhi, se pata një ndjenjë të madhe faji atë ditë që iku. Mendoja që e kisha mërzit shumë dhe ndoshta nuk e meritonte.

Dagz: Unë dola dhe erdha dhe mu duk si fillim, fillova çdo gjë nga zero, edhe me Einxhel.

Arbana: Mos po shqetësoshesh pak si shumë për këtë raportin tuaj?

Einxhel: Më shumë se si shihet nga banorët, se që në fillim raporti është parë si i dyshimtë dhe sikur është për lojë, dhe kam menduar se kjo gjë mund ta penalizonte Dagzin. Nuk doja të shihej sikur po përdorej për lojë.

Arbana: Po pse shqetësohesh për mendimet e të tjerëve?

Einxhel: Raportet sentimentale nuk i kam fare pikë të fortë, e kam të vështirë domethënë.

Arbri: Unë kur pashë sa qau kjo thashë edhe 4 ditë të tjera kështu do jetë dhe mendova se dio i shërbente që të hiqte barrierat që i ka krijuar vetes. Se kur ka ndjenja nuk mendoj që ka gjë në botë të të ndalojë.

Arbana: Pse frenohesh?

Einxhel: Kam nevojë për kohën time, jam natyrë diskret, nuk e ndaj dot privatësinë time me të gjithë. E kam fol dhe me Dagzin këtë gjë.

You may also like