“Kam nevojë për dashuri”, Ronela Hajati ka një thirrje për të gjithë meshkujt

by admin
Spread the love

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më pa komplekse të skenës muzikore shqiptare. Ajo reagon herë pas here për fenomene të ndryshme.

Gjithashtu, jep edhe mendimin e saj për lajme të cilat lidhen me jetën e saj private. Së fundmi, këngëtarja përmes një postimi në “Instagram”  u shpreh se ka nevojë për dashuri.

“Dikush duhet të më bëjë të dashurohem sepse jam një grumbull gurësh pa ndjenja për momentin”, ka shkruar Ronela mes të tjerash.

Nuk dihet nëse këtë deklaratë këngëtarja e ka pasur referuar gjendjes së saj aktuale, apo lidhet me ndonjë projekt të ri muzikor. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim…

You may also like