“Kam marrë ftesë nga “BBV” në Shqipëri & Kosovë”, Albërije Hadërgjonaj, pjesë e ‘Big Brother Vip’?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj ka deklaruar së fundmi se ka marrë një ftesë nga produksionet e “Big Brother VIP” në Shqipëri e në Kosovë për të qenë pjesë e këtyre reality show-ve. Në një intervistë të shkurtër për “Mirage”, këngëtarja rrëfeu se nuk ka pranuar asnjë prej ftesave.

Albëria tregoi se nëse do të jetonte në Shqipëri ose Kosovë do ta kishte pranuar ftesën për të qenë pjesë e një prej dy shtëpive më të famshme, por nuk ka mundësi për ta pranuar.

Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”- tha Albërie Hadërgjonaj për “Mirage”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, moderatorja e reality show-t shqiptar, Arbana Osmani, në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë. Deri më tani janë përfolur disa emra të njohur që pritet të jenë pjesë e shtëpisë së Big Brother.

You may also like