“Kam lidhur besë me Sali Berishën”, Kulluri i përgjigjet deklaratës së Bashës: Dy zgjedhje i kanë mbetur

by admin
Spread the love

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili një shkrim në rrjetet sociale tha që ka lidhur besë me Sali Berishën kur ka qenë 17 vjeç dhe se ai është i vetmi që ka bashkëpunuar në politikë.

Në një reagim në Facebook, Kulluri shkruan se Basha duhet të tërhiqet nga gënjeshtrën që tha ditën e sotme ose të konfirmojë dikush tjetër bisedën që ka bërë.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Sado te perpiqem mos te merrem me kete njeri, ky eshte aq “talent” saqe eshte e pamundur te mos them edhe sot dy fjale!

Duke mos e perjashtuar faktin qe i ka dhene doren Berishes 17 vjec ne takime ku ka perkthyer, kete punen e “beses” per demokracine dhe te miren e PD e kam te veshtire ta kaperdij!

Pervec dores Berisha e shumta mund ti kete dhene ndonje autograf, ndersa Basha mund ti kete thene “faleminderit doktor”!

Genjeshtrat pa hesap ne dite hallit i kuptoj, por ky ka nje histori shumevjecare genjeshtrash edhe kur s’ka patur halle si keto te Kuvendit dhe firmave te shumices per ta larguar!

Eshte i vetmi njeri qe kam njohur dhe bashkepunuar ne politike qe genjen kot dhe pa asnje arsye!

Ose duhet te terniqet nga genjeshtra e sotme ose duhet ta konfirmoje dikush tjeter biseden qe paska bere me Berishen!”, ka shkruar Kulluri.

You may also like