“Kam kërkuar të dal nga shtëpia”, Dj Dagz bën deklaratën e fortë një javë pasi u zgjodh i preferuari i publikut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dj Dagz po kalon ditë të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Një javë pasi u zgjodh i preferuari i publiku, Dj kosovar ka kërkuar që të largohet nga shtëpia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një bisedë me Antonelën dhe Einxhelin, Dagz ka treguar se është nervoz dhe kjo gjë nuk ka të bëjë aspak me sitatutën në shtëpi.

Ai ka treguar që ka të bëjë me pjesën jashtë, ndërsa në një bisedë me Donaldin dhe Beatrixën, ai u ka thënë se mendon që menaxheri i tij është hidhëruar me të, pasi ai zgjodhi të qëndronte në shtëpi, pas largimit të PM.

Kujtojmë se Dagz dhe PM u larguan dy javë më parë, por produksioni hapi sërish një televotim mes tyre, dhe publiku zgjodhi që Dagz të kthehej sërish në shtëpi.


You may also like