Kam jetuar një vit larg bashkëshortit, nuk është fare e vështirë

by admin
Spread the love

Të gjithë e mbani mend aktoren e dashur shqiptare, Lisa Kujofsa, e cila disa vite më parë ka qenë pjesë e pandarë e treshes “The SHBLSH”, në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”. Me fillimin e programit tjetër të humorit “Klanifornia”, ajo u shfaq sërish, por tashmë u bë më shumë se një vit që Lisa është shkëputur sërish nga ekrani.

E së fundmi, Lisa u shfaq sërish në televizion, teksa së fundmi ishte një nga telefonueset e radhës në programin e mëngjesit në TV Klan, “Aldo Morning Show”, ku foli rreth temës së ditës së sotme, nëse pas përfundimit të një marrëdhënieje mbetet apo jo miqësia. Ajo beson se miqësia mbetet veç në rastet kur është në mes një fëmijë dhe prindërit duhet të ruajnë raporte të mira.

Më tek, Lisa foli edhe për marrëdhëniet në distancë, teksa tregoi për herë të parë se këtë lloj marrëdhënie ajo e ka jetuar edhe vetë.

Pjesë nga biseda mes Aldon Lipes dhe Lisa Kujofsës në emisionin “Aldo Morning Show”:

Aldo: Po ajo shprehja që thonë, “larg syrit, larg zemrës?”

Lisa Kujofsa: Jo, nuk është e vërtetë.

Aldo: Apo varet nga robi ajo?

Lisa Kujofsa: Jo. Ja ku është robi dhe ta them unë që nuk është ashtu. Unë kam jetuar me bashkëshortin tim për shumë kohë edhe një vit larg, përkundrazi nuk është fare e vështirë.

Aldo: Pra, është më i fortë malli se sa largësia.

Lisa Kujofsa: Patjetër. Unë mbaj mend E thoshte edhe babi im shpeshherë që kur flisnim në telefon ose mesazhe, ”më lodhët”. “Ndonjëherë kur t’ju kap kështu përditë, nuk më lini kohë t’ju marrë malli” kurse kur të merr malli për dikë se ndonjëherë bëhemi dhe të bezdisshëm, domethënë njerëzit e afërt na duan çdo ditë, na kanë apo s’na kanë afër, kështu që unë nuk jam fare kundër. Larg syve, larg zemrës është thjesht një justifikim që nuk kemi guxim t’i themi njëri-tjetrit “shiko se nuk më intereson më”

You may also like