Kam iniciuar studim parlamentar për Ligjin për Start-Ups, synon rregullimin dhe mbeshtetjen legjislative – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se mbajtja e Javës Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, është mundësi që të rinjt ta realizojnë ëndrrën e tyre për Start-Up.

E pikërisht për këtë të fundit, Statovci ka thënë se ka iniciuar studim parlamentar për Ligjin për Start-Ups, që fokusohet në gjetjet e specifikave për rregullimin dhe mbeshtetjen legjislative ndaj Start-Upëve.

“Për gjashtë ditë më radhë, do të mbahet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, e cila i bënë bashkë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere. Ky aktivitet krijon mundësi që ndërmarrësit, me fokus te të rinjtë dhe gratë, realizojnë ëndrrën e tyre duke sfiduar mundësitë, në rrugën e tyre drejt suksesit”, ka shkruar ajo.

“E pikërisht për këtë të fundit, kam iniciuar studim parlamentar për Ligjin për Start-Ups, që fokusohet në gjetjet e specifikave për rregullimin dhe mbeshtetjen legjislative ndaj Start-Upëve. Start-Up-ët në përgjithësi kanë nevojë për një bazë të shëndoshë financiare për realizimin e ideve inovative të biznesit. Kështu që bizneset fillestare kanë nevojë për shërbime financiare të ofruara si nga bankat apo investitorët e sektorit privat, por edhe nga një shumëllojshmëri e gjerë e programeve të financimit shtetëror për projektet e tyre”, ka shkruar tutje ajo.

You may also like