Kam humbur lekë me trajnimet e tua, më ke…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij të parë, që e ka titulluar “Në garë me veten”. Ky botim i parë i moderatorit ka sjellë shumë diskutime e reagime të ndryshme në rrjete sociale, jo vetëm nga njerëz të thjeshtë, por edhe nga figura të njohura në media.

Komentuesit e librit janë ndarë në dy kampe, teksa disa janë pro librit, ndërsa disa të tjerë i kanë dalë kundër Ermalit ‘si shkrimtar’. E pikërisht për këtë temë është diskutuar sot në programin e mesditës në Top Channel, ‘Shqipëria Live’, ku të ftuar ishin gazetari Flavio Qarri dhe vetë autori i librit, Ermal Mamaqi.

Në këtë ballafaqim mes gazetarit e aktorit, pati përgjigje e kundëpërgjigje, me deklarata të forta mes njëri-tjetrit, pasi pak ditë më parë, Flavio e quajti Ermalin një mashtrues që shet sukses pa qenë i suksesshëm. E për këtë arsye Ermali u shpreh në program se ndjen keqardhje për Flavion dhe njerëzit si ai.

“Ndjej një keqardhje per njerëzit si Flavio. Une e di që nuk je për keqardhje por ti nuk e di se çfarë je. Ajo që shpresoj unë është që njerëzit që janë kundra atij libri të vijnë të flasin me mua pasi të kenë lexuar librin. Janë mbi 65 mijë të abonuar që marrin trajnime falas motivimi dhe asnjëherë nuk përdoret ndodnjë frazë pa cituar autorët.”- tha Ermal Mamaqi në emisionin “Shqipëria Live”, ndërsa debati ka vijuar me nota të ashpra.

“Unë do të të kisha dashuruar nëse do e pranoje që lekët e i marr unë dhe jo Tony Robins”- i tha Flavio Ermalit, ndërsa Ermali iu përgjigj: Nëse do të kisha mbetur tek tre mijë lekëshi i librit nuk do merresha me këtë dhe po, që ta dish, kjo gjë i shërben biznesit tim. Unë nuk e kam për detyrë këtë gjë. Problemi im që kam me ty  dhe rracën tëndë është që …” – vijoi Ermali.

Flavio Qarri: Ermal po e agreson tonin…Kam marr mundimin të dal ditën e ditëlindjes time me këmbe të ndrydhur për t’i qëndruar opinionit tim.

Ermal Mamaqi: Unë dhe Vasil Naçi për çfarë të kemi zhgënjyer?

Flavio Qarri: Kam ca lekë që i kam humbur me ato trajnimet tuaja, kam qenë i zhgënyer.

You may also like