Kam hequr dorë përfundimisht nga…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthjella ka ardhur me një njoftim surprizues për të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale. Pas daljes nga shtëpia Big Brother VIP, Kejvina ka kaluar një periudhë jo fort të lehtë.

Në një postim të publikuar në rrjetet e saj sociale, Kejvina deklaron se ka hequr dorë përfundimisht nga mediat shqiptare. Modelja shpjegon se ky vendim vjen pas zgjedhjes së saj personale dhe profesionale, ndërsa zbulon se me publikun e saj do të shihen nga një cep tjetër i botës.

‘Përshëndetje miq! Duke falenderuar të
gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht siç edhe jua kam
komunikuar privatisht, kam hequr dorë përfundimisht nga mediat shqiptare kjo për zgjedhje personale dhe profesionale.

Faleminderit çdo personi që punon në media që në çdo dalje timen më ka trajtuar me shumë dashuri. Ndërsa me ju publik i dashur, bashkë do shihemi por nga një cep i botës,’-shkruan modelja në rrjete sociale.

You may also like