“Kam bërë lloj-lloj pune”, Getinjo nuk flet vetëm për teori, tregon dhe sekrete nga jeta e tij

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është përfolur shumë kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.

Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf. Krijesa më e mençur prej shpendëve është sorra”, tha Getinjo.

Së fundmi, ai po diskutonte me banorët rreth temës për njerëzit që nuk duan të punojnë. Këtu Getinjo zbuloi se dikur nga kushtet e vështira ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim.

“Unë vet kam hapur kamarier, shankist (menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh ndër të tjera reperi duke rrefyer pak edhe nga jeta e tij.

You may also like