Kallëzim penal për mashtruesin nga Shkupi, ka ofruar dru për ngrohje me çmim të volitshëm, pastaj është zhdukur

by admin
Spread the love

Nga ana e Njësitit të Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar është parashtruar kallëzim penal kundër N.D. (45) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”mashtrim”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. Në të vërtetë i denoncuari, më datën 07.03.2021 në f. Lisiçe e Poshtme-Shkup, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të fitojë mjete materiale nga i dëmtuari V.C. nga Shkupi të cilit iu ka prezentuar si transportues-tregtar me dru për ngrohje, duke i ofruar me çmim të volitshëm, nëse i jep hua 14.500 që të ndërrojë gomën e kamionit, në të cilin gjenden drutë për shitje. Pasi i ka marrë të hollat, N.D. as nuk ka sjellë drutë, as nuk është paraqitur.
Në këtë mënyrë e ka sjellur në huti të dëmtuarin, i cili ia ka dhënë të hollat dhe një telefon celular të denoncuarit, me çfarë N.D. në mënyrë të kundërligjshme ka fituar dobi materiale prej rreth 20.000 denarëve.

You may also like