Kallëzim penal për fajdexhiun nga rrethina e Likovës, për hua prej 1.500 eurove ka kërkuar 90.000 euro

by admin
Spread the love

SPB Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër B.S. (52) nga f. Opajë- Likovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”fajde”. Gjatë vitit 2014, i denoncuari personit H.I. nga f. Opajë i ka dhënë hua 1.500 euro dhe duke e shfrytëzuar gjendjen e tij materiale e ka kushtëzuar me kamatë mujore 500 euro, kurse Borxhi kryeosr të mbetet i njëjti. Pasi H.I. nuk ka arritur të kthejë borxhin kryesor dhe kamatën, i denoncuari në disa raste e ka rritur borxhin kryesor, i cili në vitin 2015 ka qenë në shumë prej 20.000 eurove. Me kërkesa dhe me kërcënime nga B.S., H.I. në janar 2016 me marrëveshje te noteri, i cili është dashur të vlejë deri në kthimin e të hollave, ia ka nënshkruar pronën ndaj shtëpisë në f. Opajë të denoncuarit B.S.
Derisa H.I. ka qenë duke punuar jashtë vendit që të sigurojë shumën e kërkuar, B.S. e ka detyruar bashkëshorten e H.I. me familjen ta lëshojë shtëpinë, kurse pasi është kthyer në tetor 2020, H.I. përmes ndërmjetësuesit ka realizuar kontakt me të denoncuarin, i cili ka kërkuar nga ai deri në muajin mars të vitit 2021 të i jep 90.000 euro që t’ia kthejë shtëpinë. Pas kalimit të afatit të fundit, H.I. e ka denoncuar rastin në SPB Kumanovë.
Siç informoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska, B.S. për momentin është në vuajtjen e dënimit me burg për vepër tjetër penale.

You may also like