Kalimi i Pochettinos te Man United dështoi shkaku i dy kërkesave të PSG-së

by admin
Spread the love

Të hënën, Man United njoftoi Ralf Rangnickun si trajner të përkohshëm deri në fundin e sezonit.

Sidoqoftë, para se të arrihej marrëveshja, gjiganti i Premierligës ishte i lidhur me transferimin e Pochettinos, që thuhej se ishte i hapur për kalimin në “Old Trafford” në mesin e sezonit.

Por, Telefoot, raporton se marrëveshja nuk u arrit shkaku që nuk u plotësuan dy kushte, njëra prej tyre ishte që Man United të paguante kompensim prej 15 milionë euro.

Derisa, klubi anglez nuk ishte në gjendje ta paguante këtë vlerë, PSG gjithashtu dëshironte të gjente pasuesin, para se t’i jepnin teknikut argjentinas ‘dritën e gjelbër’ për largimin nga “Parku i Princave”.

Asnjëra nga këto dy kushte nuk u plotësua, andaj 20 herë kampioni i Anglisë arriti marrëveshje me teknikun gjerman.

You may also like