Kalidou Koulibaly: Nëse Napoli kurorëzohet në Serie A, do kthehem atje

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Chelsea Kalidou Koulibaly, bëri dje debutimin e tij në Kupën e Botës me Kombëtaren e Senegalit. Këta të fundit u mundën nga Hollanda me rezultatin e pastër 2-0. 33-vjeçari dha një dje për mediat, se do të kthehet tek Napoli nëse ata fitojnë kampionatin.

Kapiteni i Senegalit foli dje për “Sportitalia” në përfundimin e takimit. “Kemi luajtur një lojë të mirë dhe na mungoi vetëm një gol. Ne e dimë se Kupa e Botës është një kompeticion i vendosur nga detajet. Tani duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës sepse kemi dy finale përpara. Nëse Napoli fiton titullin e Serie A, unë do kthehem atje për të festuar me ta.”

Koulibaly iu bashkua “Bluve të Londrës” verën e vitit 2022 për shumën e 30 milionë euro. Deri më tani, senegalezi ka zhvilluar 14 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar një herë. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like