Kalendari i LaLigas, kur luhet derbi i Madridit dhe “El Clasico”

by admin
Spread the love

Reali i Madridit, kampioni në fuqi i Spanjës do të luajë në transfertë kundër Almeria në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll, që do të startojë në 14 gusht dhe do të përfundojë në 4 qershor të vitit 2023.

Barcelona do të presë në shtëpi Rayo Vallecano në debutimin sezonal, ndërsa Atletico Madrid do të luajë në transfertë kundër Getafes në javën e parë të LaLigas.

Për shkak të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor, kampionati spanjollë do të ndalet në 9 nëntor dhe do të rifillojë në 31 dhjetor.

Klasikja e parë mes Realit dhe Barcelonës do të luhet në 16 tetor në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ndeshja e kthimit në “Camp Nou” është programuar të luhet në 19 mars. Derbet e Madridit do të luhen në 18 shtator në “Metropolitano” dhe në 26 shkurt në “Bernabeu”. / Oversport.tv

Foto: LaLiga Twitter

You may also like