Kahn: Lewandowski fenomen absolut, ta harrojë largimin nga Bayerni

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski është prej vitesh një garanci golash për Bayern Munchen. Sulmuesi polak ka kontratë deri në vitin 2023 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Drejtuesit e Bayernit duan të rinovojnë me polakun dhe një gjë të tillë e shpreh presidenti Oliver Kahn, i cili thur elozhe për 33-vjeçarin në deklaratën e dhënë për mediet gjermane.

“Lewandowski është një fenomen absolut jo vetëm për golat që shënon vazhdimisht, por edhe për faktin që ka ruajtur një nivel të lartë loje me kalimin e viteve. Ne do të tentojmë ta mbajmë në skuadër, stili i tij i futbollit është garanci për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që Roberti të qëndrojë te Bayerni për aq kohë sa të jetë e mundur”, deklaroi presidenti i klubit bavarez.

Lewandowski luan me Bayernin prej vitit 2014, kur u afrua si lojtar i lirë nga Borussia Dortmund. Goleadori e ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re në karrierë, por ndryshe mendojnë te Bayerni.


Top Channel

You may also like