Kadrijaj: Qeveria dhe deputetët s’kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mustafë Kadriaj, ekspert i ekonomisë thotë për Front Online se Qeveria dhe parlamentarët nuk kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Ani pse sipas tij, kriza ekonomike ka kapluar rajonin, botën e njëjtë si këto edhe Kosovën.

“Ne jemi dëshmitarë të rritjeve të çmimeve tek të gjitha produktet, kostot janë rritur në gjithë aktivitetet ekonomike, por kur flasin për Trustin, Qeveria dhe shumica e parlamentarëve nuk kanë disponim unë kam qenë pro që të kalojë një pjesë e Trustit nga 20%. Qeveria po i jep arsyet e veta sikurse Kosova të ishte në një gjendje stabile. E gjithë bota dhe rajoni është në krizë ekonomike por sidoqoftë Qeveria nuk ka gatishmëri ajo po vlerëson që të gjejë mënyra të tjera të përkrahë qytetarin por në asnjë mënyrë që mos të prekët Trusti”, potencoi ai.

Sipas Kadriajt, propozimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti nuk do të duhej të bëhej nga opozita por nga shoqëria civile dhe qytetarët.

Njohësi i ekonomisë thotë se Qeveria në pushtet ka marrë votën që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, por se kjo nuk po ndodhë.

“Kemi inflacion shumë të lartë pra një kalim i Trustit tek qytetarët do të duhej të bëhej. Kjo mundet me qenë tani vetëm një dëshirë e qytetarëve sepse Qeveria nuk është duke lëvizur në këtë drejtim, por edhe për faktin që është propozuar nga një deputet i opozitës dhe një mjekë që injorohen direkt nga kryeministri, por në fakt ish dashtë të jetë nga shoqëria civile dhe nga qytetarët por nga asnjë rrethanë nga opozita. Qeveria duhet ta ketë të qartë që askush nuk ja përfundon punët, ata kanë marrë votën e qytetarëve që të ju dalin në ndihmë por deri më tani nuk ka diçka të tillë”, u shpreh Kadrijaj.

You may also like