Kadriaj: Kurti mos të jetë arrogant me opozitën, ndryshe s’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës (AAK), Time Kadriaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri
Albin Kurti ka dështuar në Qeverisjen e vendit.

Sipas saj, duke mos ditur të
menaxhoj vendin, kryemisntri Kurti po nxit debate për kriza.

“Kurti vërtet ka dështuar
sepse po shohim se po përsëritet krizë pas krize dhe po shohim që po vendosen
masa të rrepta ose gjendje e jashtëzakonshme në arsim, shëndetësi. Dhe duke e
analizuar Kurtin në aspektin e opozitarizimit dhe tash po shohim se ka dështuar
shumë. Duke mos ditur ti menaxhojë krizat po luan bllofe tjera dhe nxit debat
që ka të bëjë me krizën”.

Deputetja Kadriaj tha se kanë
kërkuar që të mos dialogohet për çështje teknike me Serbinë, por të arrihet
marrëveshja përfundimtare me njohje në qendër.

Madje, ajo theksoi se në këtë
proces duhet të përfshihet edhe ShBA.

Kadriaj tha se kryeministri Kurti duhet
të jetë arrogant me opozitën për procesin e dialogut ndryshe nuk do të votohen
marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ajo çka kemi kërkuar është
që të mos dialogohet. Dhe e kemi kritikuar qeverinë Kurti se po dialogohet për çështje
teknike sepse ky proces është stërzgjatë shumë dhe nuk ka kuptim të stërgjatët.
Kemi kërkuar përfshirjen e ShBA. Qëllimi është të arrihet marrëveshje
përfundimtare”.

“Kurti ka qenë jo transparent në
procesin e dialogut dhe ka menduar duke u sjellë me arroganë në Kuvend iu ka
ikur përgjegjësisë. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa përkrahjen e opozitës
nuk mund të kalojë në Kuvend. Dashtë e pa dashtë Kurti duhet të jetë
bashkëpunues dhe t’i ftoj në takime të rregullta edhe liderët opozitar që ta paraqes
një platformë të qartë të bisedimeve dhe ta dimë çka po dialogohet”.

You may also like