Kadri Haxhihamza: Do të jem zëri, shpirti dhe mendja e secilit shkupjan në Këshillin e Qytetit

by admin
Spread the love

Bartësi i listës për qytetin e Shkupit Kadri Haxhihamza, tha se ai shumë kohë të gjatë nuk është marrë me politik, por se takimi me Afrim Gashin e ka kthyer atë në politik.

“E kisha vështirë ta refuzojë. Në kohën kur kjo rini, kur këta ish nxënës të mi, kanë kaq shumë zell për të sakrifikuar për të mirën e vendit, më erdhi rëndë të them jo. Ka vite që Shkupi ynë që shënon degradim dhe sa herë takohemi me miq diskutojmë se përfaqësimi jonë le shumë për të dëshiruar”,tha Hamza.
Ai tha se do të jetë zëri shpirti dhe mendja e secilit shkupjan në Këshillin e Qytetit.

Kadri Haxhihamza kërkoi mbështetje për koalicionin si dhe kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska. /SHENJA/

You may also like