Kadilli tregon dy gabimet e Bashës me LSI-në: Shpalli luftë për të dalë i pastër

by admin
Spread the love

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli tregoi dy gabimet që Lulzim Basha ka bërë me LSI-në. Sipas Kadillit, Basha është afruar me LSI-në në një moment që nuk duhej ta bënte pasi fillimisht i duhej të përcaktonte rolin e opozitës.

Deklarata e Kadillit:

“Ai e shpalli luftën për t’u projektuar si i pastër. Parashtroi ‘Trekëndëshin e Bermudës’ dhe në këtë moment i duhet çdo mjet për t’u distancuar. Sa i përket negociatës unë nuk kam qenë pjesë e bisedës. Mos shohim çfarë është biseduar. Basha bëri dy gabime me LSI-në. E para është afruar kur s’duhej të afrohej dhe i ka sulmuar në vitin 2017. Pastaj i afrohet në kohën kur do duhet të vetë-përcaktonte opozitën. Dhe atëherë kur duhej aleanca dhe ti e prishe. Pra u afrua kur nuk duhej dhe u largua kur nuk duhej”, deklaroi Kadilli.

Lajme interesante

You may also like