Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar të martën aderimin më të ri në parti. Bëhet fjalë për doktorin e Stomatologjisë, Flamur Vojvoda, raporton Shqip.
Duke i uruar mirëseardhje, kreu i Nismas ka thënë Vojvoda ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë.
“Sot ne Nisma jemi të nderuar e të kënaqur e te gëzuar dhe në emër të gjithëve Nisma i dëshirojmë mirëseardhje një personaliteti, një djali që ka dhënë një kontribut të çmuar prej doktori, stomatologun e aktivistit të hershëm Flamur Vojvoda. Ka vepruar për ëndrrën për një Kosovë më të mirë. Unë besoj që është një lajm i mirë që nga sot Nisma po i bashkohet ky intelektual”, u shpreh Limaj.
Ndërsa doktori, Flamur Vojvoda u shpreh i lumtur me këtë aderim.
“Unë i bashkohemi vizonit dhe ambicieve për një Kosovë më të mirë. Unë e kam parë të rrugës që ti bashkohemi kësaj familje politike dhe të punojmë sa më shumë tash e tutje për një Kosovë sa më të mirë për ne edhe për pasardhësit tanë”, u shpreh ai.