Ka treguar që është mosmirënjohëse, Luizi jo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bledi Mane, gazetari i njohur shqiptar, i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, vendosi të largohej nga shtëpia pak javë më parë me vullnet të lirë. Ai ishte në nominim me Kiarën dhe Luizin, por vendosi të largohej duke thënë se nuk dëshironte të ndante çiftin.

Ish-konkurrenti dukej si ‘armiku kryesor’ i Luizit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por me veprimin e tij, ai fitoi respektin e këngëtarit, i cili e ka përmendur shpeshherë brenda shtëpisë dhe ka komentuar për mirë veprimin e Bledit.

Kjo gjë është vënë re edhe nga gazetari, i cili u shpreh në emisionin ‘E diell’ se e ka dëgjuar shpesh Luizin ta përmendë me mirënjohje brenda shtëpisë, mirëpo moderatoja nuk e ka bërë kurrë këtë gjë.

Sipas tij, Kiara është shumë mosmirënjohëse dhe nëse ai nuk do të dilte vullnetarisht nga loja, Kiara do të ishte larguar para tij nga Big Brother.  “Kiara ka treguar që është mosmirënjohëse’, tha Bledi Mane, duke shkaktuar kështu edhe debate me disa nga ish-banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP.

You may also like