“Ka thënë po”/ Zbulohet ekipi i ri i Mourinhos, debuton kundër… Romës

by admin
Spread the love

Jose Mourinho u shkarkuar nga Roma, por tekniku portugez nuk pritet të qëndrojë shumë kohë pushim. E ardhmja e “Special One” do të jetë Arabia Saudite, edhe pse përflitet për një interesim të Napolit.

Shtypi saudit raporton se 60-vjeçari pritet të marrë drejtimin e Al-Shabab, skuadër ku luajnë emra si Carrasco, Banega dhe Diallo.

Mourinhon e pret një ofertë faraonike nga klubi që garon në elitën e futbollit arab. Trajneri nga Setubali do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si timonieri i Al-Shabab.

Skuadër që në datën 24 janar ka programuar një takim miqësor kundër Romës, ish-skuadrës së Mourinhos.

Ky i fundit u përfol edhe për marrjen e drejtimit të kombëtares portugeze, por deri tani nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë pistë.

Al-Shabab renditet në vendin e 11-të në kampionatin saudit. Me 21 pikë të grumbulluara në 19 javë.


Top Channel

You may also like