“Ka shkelur Kushtetutën e SHBA”, Sali Berisha ‘godet’ ambasadoren Kim: Ja çfarë i kam kërkuar Biden

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë takimit të zhvilluar sot me mbështetësit e tij në Fier, Sali Berisha ka përmendur sërish ambasadoren Yuri Kim, teksa tha se ajo nuk mund të ndërhyjë në procese gjyqësore dhe se i ka kërkuar edhe presidentit amerikan Joe Biden që të mos e lejojë që kjo të ndodh.

Sipas Berishës kjo është gjeja më e rëndë që mund të bësh në një vend demokratik, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj në procesin e ankimimit në Apel të të statutit të PD, si shkelje të kushtetutës së SHBA dhe të Shqipërisë.

“Guvernatorja apo ambasadorja, shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist”, tha Berisha.

You may also like