Ka sa armë bërthamore kanë shtetet dhe kronologjia e ngjarjeve 1945-2022

by admin
Spread the love

Që nga nënshkrimi i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore në vitin 1968, nëntë shtetet kryesore thuhet se zotërojnë një total prej 12,700 raketash aktive.

Aktualisht, 9,400 prej tyre mendohet se janë në përdorim nga arsenalet ushtarake të këtyre shteteve përfshi në raketa, avionë, anije dhe nëndetëse ushtarake.

SHBA dhe Rusia janë 2 shtetet me më shumë raketa bërthamore në arsenalet e tyre ushtarake – secila zotëron rreth 4,000 të tilla.

Këto janë 9 shtetet që zotërojnë raketa bërthamore momentalisht të renditura sipas sasisë:

Burimi: Federata amerikane e shkencëtareve / Shkurt 2022  

Ngjarjet kryesore bërthamore nga 1945 – 2022:

SHBA lëshoi 2 bomba bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki, Japoni duke shkatërruar tërësisht këto dy qytete. Kjo detyroi japonezët që të dorëzoheshin – një ngjarje që thuhet të ketë sjellë fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë nukleare me emrin ‘Rrufeja e Parë’ në Semipalatinsk, Kazakistan. Kjo e bëri Rusinë shtetin e dytë që ndërtoi dhe testoi me sukses një pajisje bërthamore.

Mbretëria e Bashkuar zhvilloi testin e saj të parë bërthamor në Ishujt Montebello, pranë bregdetit të Australisë Perëndimore, të pasuar nga disa teste të tjera në Maralinda dhe Emu Fields në Australinë Jugore.

Franca teston bombën e saj të parë atomike në Shkretëtirën e Saharasë dhe vazhdon testet në Paqësorin Jugor deri në 1996-ën.

Një ndeshje famëkeqe e njohur si Kriza Raketore Kubane nis në momentin kur SHBA zbulon raketa sovjetike në Kubë. SHBA nis një bllokadë detare kundër Kubës, duke rrezikuar një luftë bërthamore mes dy shteteve.

Kina bëhet shteti i pestë që teston bombat bërthamore nën emrin Projekti 596. Ky shtet do të ndërmerrte 45 teste të tjera në Provincën Sinkiang deri në vitin 1996.

India ndërmerr një test bërthamor nëntokësor në Shkretëtirën Rajasthan nën emërtimin ‘Buda i Buzëqeshur’.

Sipas një burimi nga një informator sekret, The Sunday Times publikon një artikull që raporton se Izraeli mund të ketë akumuluar rreth 200 armë bërthamore.

Koreja e Veriut shkel Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe nis testimet bërthamore. Që atëherë, ajo ka akumuluar rreth 20 raketa edhe pse numri i saktë nuk dihet ende.

Edhe pse kërcënimi i armëve bërthamore nuk është zhdukur kurrë, ai u rizgjua si kurrë më parë, pas tensioneve që pasuan luftën në Ukrainë.

Deklaratat e shumta të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin i cili nuk ka ngurruar të kërcënojë me ‘shtypjen e butonit’ apo përdorimin e armëve bërthamore si taktikë ushtarake, i ka sjellë ato sërish në fokus si asnjëherë më parë.

Rruga Press

You may also like