Ka qenë një hatërmbetje nga ana ime, më mungon shumë

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira është rikthyer sërish në ekran pas disa muajsh. Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Zemërluana’ në Tv Klan, teksa kjo ishte dalja e parë e moderatores që pas lindjes së djalit të saj, Trev.

Së bashku me partnerin e saj, Dj Dagz, ajo rrëfeu jetën e saj të re, teksa nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe disa pyetjeve pikante. Einxhel zbuloi për herë të parë edhe se çfarë ka ndodhur mes saj dhe modeles Beniada Nishani, ndërsa tregoi se i mungon shumë dhe e vlerëson atë çka ajo ka bërë për të.

“Ne nuk jemi zënë asnjëherë me Beniadën. Nuk ka pasur konflikte, sherre. Ka qenë një hatërmbetje nga ana ime dhe kemi folur para disa ditësh me njëra-tjetrën. Kemi folur dhe të them të vërtetën më mungon shumë dhe e vlerësoj për gjithçka që ka bërë për mua.

Mendoj se gjithçka koha e shëron dhe kur shohim videot më njëra-tjetrën sa mirë kemi kaluar, ja vlen një shanc i dytë,”-u shpreh Einxhel Shkira në emisionin ‘Zemërluana‘ me moderatoren Luana Vjollca në Tv Klan.

You may also like