Ka nje arsye se përse vajzat që zgjedh Dreni kanë të gjitha një të përbashkëta

by admin
Spread the love

Dren Abazi ka qenë i ftuari i radhës në programin e showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani. Në një intervistë për jetën private dhe karrierën, këngëtari tregoi detajin më të rëndësishëm që preferon te vajzat, që zgjedh në klipe, por jo vetëm.

“Nuk më pëlqejnë vajzat me operacione plastike, e kjo nuk dua të përdoret si titull i ndonjë lajmi, sepse secili ka jetën e vet, por diçka që është e natyrshme është më e bukur”,- pranon Dreni.

Nëse do shikonit me vëmendje klipet e këngëtarit, vajzat e përzgjedhura si modele kanë një të përbashkët: Janë natyrale. Por Dreni nuk i shpëtoi as pyetjes për të treguar nëse është në një lidhje.

“Ka shumë njerëz që hyjnë e dalin nga jeta ime”,- u shpreh ai në një moment. Por Adela nuk u dorëzua dhe e pyeti nëse dikush po rri ca më gjatë në jetën e tij. “Ka mundësi të kem. Emrin nuk e tregoj se ka të bëjë me privatësinë e personit. Nuk i intereson askujt në fund të ditës”, e mbyll bisedën ai. Me pak fjalë, Dreni na la të kuptojmë se nuk është më pjesë e beqarëve./revistawho.com

You may also like