Ka ndryshim oraresh në javën e 13-të të Abissnet Superiore, Tirana luan në “Air Albania”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Java e 13-të e “Abissnet Superiore” do të zhvillohet ditën e diel dhe të hënë më datat 10 dhe 11 dhjetor. Kalendari ka pësuar disa ndryshime, më konkretisht sfidat e ditës së hënë, ato midis Tiranës dhe Kastriotit dhe Vllaznisë me Egnatian.

Tirana-Katrioti e cila ishte e programuar në orën 13:00 spostohet për në orën 19:00 dhe ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë që sfida Vllaznia-Egnatia e programuar në orën 15:45 do të startojë më 16:30.

Të dyja sfidat, por edhe çdo ndeshje tjetër të Kampionatit shqiptar keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 13

E DIEL 11.12.2022

13:00 Kukësi-Teuta

13:00 Bylis-Laçi

15:45 Erzeni-Partizani

E HËNË 12.12.2022

16:30 Vllaznia-Egnatia

19:00 Tirana-Kastrioti

You may also like