“Ka lëng magjik”, Djokoviç ngre dyshime dhe nuk pranon të shpjegojë përmbajtjen e shishes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Novak Djokovic siguroi pa shumë problem finalen e Wimbledon teksa kaloi me shifrat 1-3 në gjysmëfinale tenistin vendas, Cameron Norrie.

Ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte momenti kur trajneri i sugjeroi serbit të pinte nga ajo shishe. I pyetur se çfarë kishte brenda shishes, Nole shtoi edhe më shumë dyshimet duke theksuar se bëhej fjalë për një lëng magjik.

“Ajo çfarë mund t’iu them është se brenda shishes ka një lëng magjik. Nuk mund t’iua tregoj në këtë moment përmbajtjen por së shpejti do t’ju informoj. Tani nuk mund të flas”, u shpreh shkurtimisht dhe me ironi Djokovic.

Ndërkohë, sipas The Telegraph, tenisti serb është një nga ata të cilët konsumon suplement të pamiksuar për të marrë energji dhe ndoshta në shishen misterioze ka qenë pikërisht diçka e tillë. Kujtojmë finalen e së dielës ndërmjet Kyrgios dhe Djokovic mund ta ndiqni në Shqip nëpërmjet platformës Digitalb./ Super Sport


Top Channel

You may also like