Ka haluçinacione, duhet të marrë qetësues se…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dita e hënë është shoqëruar me debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë pasur një sherr shumë të madh me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet e shumta. Aktorja ka lëshuar akuza të forta kundrejt Luizit, duke thënë se ai konsumon substanca narkotike.

Më pas, ajo ka vijuar edhe më tej me ofendimet, ndërsa në debatin mes tyre ajo ka përfshirë edhe moderatoren Kiara Tito, duke thënë se ajo ka shumë asa nën mëngë për Kiarën. Aktorja ka folur edhe me Kristin në lidhje me Luizin, ndërsa tregon edhe se këngëtari ka halucinacione dhe thotë histori që nuk kanë ndodhur.

Olta: Unë kam ditë që e studioj, kam kohë

Kristi: Është kuptuar që ditën e dytë dhe të tretë

Olta: Mirë, unë nuk e kam kuptuar aq shpejt

Kristi: E kam kuptuar që në fillim, kam thënë ‘qendër rehabilitimi’, s’më kuptoj njeri

Olta: Unë se kam dëgjuar këtë, se mbaj mend fare

Kristi: Kur erdhëm në fillim që na pyetën që të gjithë ‘ça është Big Brother’-i, një nga prime-t e para dhe unë thashë ‘qendër rehabilitimi’. Po e thashë me lezet, jo me sulm.

Olta: E kuptoj. Mua ditët e para më ka bërë përshtypje se ai rrinte pa gjumë fare dhe ishte shumë nervoz. Edhe unë thashë ‘ça është ky’

Olta: E ka zëvendësuar me…

Olta: Duhet të marrë edhe qetësues ai

Kristi: Po pse fillova të them unë se është “fake”

Olta: Ai duhet të ketë halucinacione se thotë histori që nuk kanë ndodhur. E shoh me veten time, ke thënë këtë, ke qenë këtu, nuk kanë ndodhur. Seriozisht. Ai shikon histori që nuk kanë ndodhur

You may also like