Ka disa “lista të zeza” të sanksioneve amerikane – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler deklaroi sot se qëndron pas zotimeve të saj për publikimin e listës së sanksioneve të SHBA-së ndaj funksionarëve të korruptuar në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, nuk ka vetëm një listë të tillë, por më shumë, përcjell Klan Maqedoni.

“Ka lista të shumta sipas të cilave po hetohen individë të ndryshëm, ndoshta në kontekste të ndryshme, në lidhje me korrupsionin. Të gjithë ata persona janë duke u hetuar që të vendosen sanksione përkatëse”, tha ambasadorja amerikane, e cila së bashku me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, morën pjesë në një stërvitje me helikopterët e forcave tokësore amerikane.

Aggeler mohoi pretendimet se “listat e zeza” do t’i sjellë koordinatori Richard Nephew.

“Unë qëndroj pas asaj që thashë një ditë më parë dhe besoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacioni ende duhet të vijë nga Uashingtoni. Nuk mund t’ju jap asnjë afat, as një numër se sa persona do të zbuloheshin”, tha ambasadorja Aggeler duke konfirmuar edhe një herë të dhënat e supozuara se më shumë se një person nga vendi do të gjenden në të ashtuquajturat “lista të zeza” të sanksioneve amerikane.

Gjatë ditës së sotme, Maqedoninë e Veriut e vizitoi Koordinatori kundër korrupsionit n Departamentin Amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili realizoi takime me krerët shtetërorë./KlanMacedonia

You may also like