Ka 10 ditë kohë për të zgjedhur burgun – lojtari i Bayern në telashe të mëdha

by admin
Spread the love
728x90px

Atij i është komunikuar se duhet të kryejë 6 muaj burg pasi ka thyer në mënyrë të vazhdueshme urdhrin e gjykatës për një ngjarje e cila ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë, më vitin 2010.

Gjykata penale numër 32 në Madrid, ka udhëzuar lojtarin që të paraqitet më 19 tetor para gjykatës, ndërsa brenda 10 ditësh duhet të zgjedhë burgun ku do të shlyejë këtë dënim.

Ngjarjet nga ka lindur dënimi kanë ndodhur në shkurtin e vitit 2010, kur një zënkë publike me bashkëshorten e tij, Amelia, bëri që ai të dënohej për “abuzim familjar në rrugë”.

Gjykata në Madrid asokohe e dënoi me 31 ditë punë publike si dhe largimin nga bashkëshortja e tij për 6 muajt e ardhshëm si masë sigurie. Por të dy u bashkuan dhe shkuan bashkë në muaj mjalti, duke u kthyer po bashkë me avion nga pushimet, pas të cilave ai u arrestua e më pas lirua nga policia.

Dënimi nuk vjen për shkak të ngjarjes me gruan, por thjesht se nuk i është përgjigjur siç duhet urdhrit të gjykatës asokohe, pasi nuk kreu as punën publike.

bekimcair

Pas shumë seancash gjyqësore, ka ardhur edhe vendimi përfundimtar që dekreton se ai duhet të kalojë disa muaj burg, një dënim për të cilin Bajerni ishte informuar vetëm pak kohë më parë.

ash-ads

Lajme interesante

You may also like