Juvja i ka hapur rrugën sulmuesit, Mois Ken fare pranë Atletikos së Madridit

by admin
Spread the love

Ashtu siç ishte paralajmëruar të mërkurën, Atletiko e Madridit kishte nisur një sulm serioz ndaj Mois Ken, që mesa duket me shumë mundësi mund të veshë bluzën e “Colchoneros” në këtë merkato janari.

Juventusi u ka hapur rrugë bisedimeve mes palëve, pavarësisht se spanjollët nuk ofronin më shumë sesa huazimi me të drejtë blerje dhe Mois Ken duket tashmë i bindur përfundimisht për të bërë lëvizjen e radhës dhe për të ndërruar ambient. Në stadiumin “Wanda Metropolitano” ai pritet që të marrë vendin e holandezit Memfis Depai, i cili po mendon që të transferohet në SHBA, pasi trajneri Simeone e ka skarcuar nga skuadra dhe Mois Ken do të ketë kështu mundësinë që të provojë të vendosë në vështirësi titullarët.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, brenda kësaj jave pritet të finalizohet huazimi i sulmuesi italian te Atletiko, me Juven që pritet të arkëtojë 1.5 milionë euro, përveç se të kursejë gjysmën e pagës së Mois Kenit, prej 2.5 milionë eurosh neto.

PANORAMASPORT.AL

You may also like