Juventusi vazhdon presingun për Zaniolon, Roma pranon edhe huazimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presingu që Juventusi po bën për të afruar në ekip Nicolo Zaniolon duket se po jep efektet e para. Së fundmi sipas mediave italiane, drejtuesit e Romës janë të hapur për shitjen e lojtarit drejt “Zonjës së Vjetër”.

Klubi kryeqytetas i ka bërë me dije Juventusit se mund të shesë Zaniolon edhe në formë huazimi me detyrim blerjeje. Formula që ata kanë kërkuar është një huazim duke paguar një shumë të majme, e më pas pjesa tjetër do të plotësohet në sezonin e ardhshëm.

Për sa i përket çmimit, Roma nuk dëshiron të zbresë poshtë 50 milionë euro për të lënë të lirë Nicolo Zaniolo. Megjithatë, palët janë duke punuar dhe marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like