Juventusi sanksionohet me -15 pikë në renditjen e Serie A – Shqip

by admin
Spread the love

Goditje e rëndë për Juventusin. Gykata Federale e Apelit shkoi përtej nëntë pikëve të kërkuara për kampionatin aktual dhe sanksionoi klubin për çështjen e fitimeve kapitale me -15 pikë në renditjen e Serie A. Gjithashtu dënime u morën dhe për ish-drejtuesit e lartë të Juventusit përfshirë dhe presidentin. 2 vjet e gjysmë larg fushave për Paraticin, 2 vjet për Agnelli dhe Arrivabene, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved.

Duke pasur parasysh seriozitetin e fakteve të diskutueshme dhe ndikimin në kampionat nga pikëpamja sportive, kërkesa e drejtësisë italiane mund të lë Juventusin jashtë Kupave të Europës.

Në favor të klubit torinez është apelimi në zyrat e CONI, kolegjin e garancisë së futbollit italian. Në bankën e të akuzuarve janë edhe klube si Sampdoria, Empoli, Genoa, Parma, Pisa, Pescara, Pro Vercelli dhe Novara. Në aferë janë përfshirë 52 drejtues apo ish-drejtues. Në rast se në dokumentat e transaksioneve të futbollistë gjenden shkelje nga ana e klubit të Juventusit, ky do ishte skandali i dytë i madh për bardhezinjtë, pasi më parë u zbritën nga kategoria për shkak të fiksimeve të sfidave, e njohur nga bota e sportit si Calciopoli.

Klan News

You may also like